Isa Mustafa: Teuta Rugova të marrë mend, të përcaktohet me kënd është

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka folur pas mbledhjes së kryesisë së partisë për proceset e fundit politike në vend.

Ndër të tjera, Mustafa ka folur edhe për praninë e deputetes së partisë që drejton, Teuta Rugova, nëpër seancat e thirrua nga pozita.

“Nuk e kemi vetëm Teuta Rugovën që ka dalë nga rendi i partisë, ka pasë edhe deputetë tjerë në mandatin e kaluar që kanë votuar kundër meje dhe partisë. Teuta duhet të marrë mend dhe të përcaktohet me kënd është”, ka thënë Mustafa, njofton Klan Kosova.

“Ne nuk jemi parti që varemi prej një vote. Ne dëshirojmë ta respektojmë institucionin e deputetit dhe votën tij, por me rëndësi është se deputeti duhet ta respektojë veten dhe të mendojë se me votat e kujt ka ardhur në pushtet”.

Lini Një Koment