Ish minstri Dardan Gashi: Erdogani është diktator

Zhvillimet e fundit në Turqi konsiderohen të jenë zinxhirë i ngjarjeve të fundit në Turqi. Opinionisti, Dardan Gashi ka thënë se puçi i cili vazhdon të ndodh sot në Turqi ka filluar kohë më parë, duke ju referuar arrestimeve e protestave të mëhershme.

Ai ka thënë se presidenti turk është diktator i cili shkel të drejtat e popullit të vetë dhe të kurdëve, transmeton Koha.net.

“Erdogani është diktator i cili shkel të drejtat e popullit të vetë”, ka thënë Gashi.

Mirëpo, tërësisht jo i besueshëm dhe jo serioz shihet ky tentim nga eksperti i sigurisë, Agim Musliu, i cili theksoi se nëse do ishte real atëherë do të zgjaste me muaj, deri në realizimin e qëllimeve të veta dhe ardhjen e qeverisë së re.

“Një ushtri siç është ajo e Turqisë nuk e bën puçin ushtarak kësisoj, nëse do të ishte real atëherë do të zgjaste me muaj deri në ardhjen e qeverisë së re”, ka thënë Musliu.

Sipas tij asnjë njësi elitare e ushtrisë nuk ka marrë pjesë gjatë puçit, pasi siç thotë ai, ka qenë një fraksion ushtarak, të cilit i ka munguar serioziteti.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë