Ismet Vejseli dhe Kolos Curri, koncert me muzikë klasike në Ferizaj

Shoqata për edukatë rinore ED-RI, mbrëmë organizoi një koncert të muzikës klasike në Galerinë e Arteve në Ferizaj të Kosovës. Në koncert interpretuan dy artistët e rinj, tenori Ismet Vejseli nga Kumanova dhe pianisti Kolos Curri nga Shkupi. Para artdashësve të Ferizajit u interpretuan veprat e An Chole – Wolfang Amadeus Mozart, “Vaga Luna” – Vicenzo Bellini, “Litanie” – Franz Schubert, “Lule Bore”-Simon Gjoni, “Asaman”-V.Tole. “Publiku kosovar na ka pritur shumë mirë. Për mua ishte hera e parë që interpretova në Ferizaj. Ishte një atmosferës shumë e mirë dhe koncerti kaloi me shumë sukses”, tha tenori Ismet Vejseli, pas koncertit.

“Publiku i Ferizajit krijoi një atmosferë shumë të ngrohtë gjatë koncertit. Ne si solistë kemi kaluar shumë mirë, por besoj që njësoj ka kaluar edhe publiku”, tha pianisti Kolos Curri.
Drejtor i Galerisë së Arteve në Ferizaj, Sabri Pajaziti, tha se koncerti i mbrëmshëm, ishte një program specifik i dy artistëve nga Kumanova dhe Shkupi për publikun e Ferizajit.

“Ishte një kënaqësi e veçantë që ishte një program ekskluziv nga qyteti i Kumanovës, me dy muzicientët e talentuar të muzikës klasike, të cilët prezantuan sot për herë të parë në Ferizaj. Natyrisht, ishte një program specifik edhe për neve edhe për njerëzit e fushës së muzikës që ishin sonte present këtu. Unë besoj që bashkëpunime të tilla do të vazhdojnë edhe në fusha të tjera të kulturës”, tha pas koncertit, Sabri Pajazi, drejtor i Galerisë së Arteve në Ferizaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme