Ja arsimimi i Albin Kurtit dhe pasuria e tij

Albin Kurti është një veprimtar aktiv politik për çështjen kombëtare dhe demokratizimin e ndërgjegjes shqiptare. Prej Janarit 2018 është lideri i partisë se Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurti lindi më 24 mars 1975 në Prishtinë.  Ai përfundi studimet pranë Fakultetit të Elektroteknikës në Universitetin e Prishtinës.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Në formularin që ka mbushur në AKK, Kurti ka deklaruar se nuk posedon në pronësi të tij as shtëpi, veturë, apo tokë.

Mirëpo, në llogaritë e tij bankare ai i ka 80 mijë euro para të gatshme në emër të gruas së tij norvegjeze, si dhe pagë vjetore si deputet në Kuvendin e Kosovës në vlerë të 18 mijë e 098 eurove./Sakte.net

Lini Një Koment