Ja kush emërohet ambasador i Kosovës në Gambi

Republika e Kosovës dhe Republika e Gambisë, brenda pak ditësh do të vënë marrëdhënie diplomatike.

Është Ramadan Gashi ai i cili është emëruar ambasador jorezident.

“Edhe një lajm i mirë për shtetin e Kosovës dhe fuqizimin e saj në arenën ndërkombëtare. Përkundër përpjekjeve dëshpëruese tê fqinjit tonë verior, Republika e Kosovës po vazhdon të shënojë suksese. Lajmi i mirë vjen nga Gambia, e përfolur dhe e shënjestruar nga kundërshtarët tanë”, ka shkruar në Facebook, Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

“Marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet do ti fuqizojmë brenda pak ditësh duke e akredituar edhe ambasadorin tonë jo rezident në këtë shtet. Falënderim i madh për presidentin, qeverinë dhe popullin e Gambias”.

Është presidenti i Gambisë, Adama Barrow që ka pranuar kredencialet e ambasadorit Gashi. Ambasada do të vendoset në Dakar me efekt prej 12 janarit të këtij viti.