Ja pse u arrestua Kadaj – Bujupi

Sigurimi i Kuvendit të Kosovës ka gjetur një sprej në çantën deputetja e Vetëvendosjes Donika Kadaj Bujupi. Kjo është arsyeja pse policia edhe e arrestoi atë.

Arrestimi u konfirmua edhe nga VV.

“Sapo kemi marrë lajmin se pushteti ka urdhëruar arrestimin e deputetes së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, znj. Donika Kadaj-Bujupi. Pas bastistjeve, inskenimeve, shpifjeve, arrestimit të gazetarëve e mbushjes së rrugëve e shesheve me policë, tash akteve represive të pushtetit u shtohet edhe arrestimi i deputetëve në vendin ku ata janë ushtrues të vullnetit të popullit, pra në Kuvend. Bëjmë thirrje qytetarëve të mblidhen në protestë, sepse ky regjim po merr përmasa të papranueshme në brutalitetin e vet autoritar”, thuhet në reagimin e VV.