Ja si do të duket sheshi monumental në fund të Bulevardit të Ri

Kryetari  i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka zbuluar imazhet se si do të duket  sheshi monumental në fund të Bulevardit të Ri, i cili do të jetë një  oaz qetësie falë hapësirave çlodhëse.

“Ja  si do duket sheshi monumental në fund të Bulevardit të Ri. Nga këtu tek  Nënë Tereza 4km, shtylla kurrizore e Tiranës moderne”, shkruan Veliaj  në postimin e tij në Facebook.

Krijimi  i parqeve në të dyja anët e lumit, si edhe i hapësira të tjera  çlodhëse, do ta kthejnë sheshin e ri monumental në fund të Bulevardit të  Ri, një pikë reference për jetën e përditshme urbane të fëmijëve, të të  rriturve dhe të moshuarve

Në këtë mënyrë, pas sheshit “Nënë Tereza”,  bulevardi  do të ketë edhe një tjetër mbyllje ceremoniale shumë dinjitoze që do të  kulmojë me këtë hapësirë të re të gjelbër të ndërthurur me rrjedhën e  Lumit Tirana./dritare.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme