Judah: Merkel e fundosi idenë e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë

Publicisti dhe analisti britanik, Tim Judah, ka folur për idenë e korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë për TV N1, Judah vlerëson se ideja për ndryshimin e kufijve më nuk është në tavolinë, sepse beson që ajo u stopua në Berlin nga kancelarja gjermane Angela Merkel.

“Kjo nuk do të thotë se tema e ndryshimit të kufijve nuk do të kthehet një ditë, sepse ajo është përmendur përgjatë 30 viteve të kaluara. Por, mendoj se aktualisht ajo është stopuar”, tha ai.

Ai tha se shumica e njerëzve që njeh janë të ndarë rreth kësaj çështjeje.

Judah vlerëson se opsioni i ndryshimit të kufijve do të kishte pasoja negative për tërë rajonin.

“Mendoj se nuk ia vlen të preken kufijtë, sepse ky është një rrezik i madh. Dhe, aktualisht kjo më nuk është në opsion”, tha ai.

Lini Një Koment