Kadaj Bujupi: Partia e Veselit po bie si avion i prishur, posti i Kryeministrit u takon qytetarëve

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj- Bujupi ka reaguar ndaj deklaratës së Kadri Veseli, i cili e kishte thumbuar Ramush Haradinajn, duke thënë se postin e kryeministrit e kishin dhënë me qira.

Ajo në një shënim në Facebook ka theksuar se kryeministri u takon qytetarëve e jo qiradhënësve, raporton Gazeta Blic.

“Pa ndonjë strukturë të qartë logjike, ai e sheh veten pronar të postit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, përkundër se partia e tij po bie teposhtë si ndonjë avion i prishur”, ka shkruar ajo.

Shënimi i plotë i saj:

Kryeministri u takon qytetarëve, jo qiradhënësve

Për politikën dhe për funksione të rëndësishme shtetërore, kryetari i PDK-së flet me koncepte të thjeshta biznesi të qiradhënies.

Pa ndonjë strukturë të qartë logjike, ai e sheh veten pronar të postit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, përkundër se partia e tij po bie teposhtë si ndonjë avion i prishur. Funksioni më i rëndësishëm institucional nuk i takon ndonjë partie, aq më pak PDK-së.

U takon qytetarëve, ashtu siç edhe ka thënë Haradinaj kur e ka paraqitur dorëheqjen e tij.

Lini Një Koment