Kadri Veseli i kërkon falje deputetit rom për fyerjet e Adem Grabovci

Kujtim Pacaku ju kërkojë juve dhe krejt komunitetit rom falje që jeni ndjerë të fyer. Kështu I është drejtuar kryetari I Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli kërkesës së Kujtim Pacakut, deputet minoritar rom, i cili kërkoi kërkimfalje lidhur me ofendimet që dëgjohen në bisedat e Adem Grabovcit kur keta deputet etiketohen me terme “maxhup e gabel”.

Edhe Grabovci ka marrë fjalën dhe ka kërkuar ndjesë për fjalorin e përdorur. “Kërkojë sinqerisht falje nga zemra dhe shpirti im”, ka deklaruar Adem Grabovci./Sakte.net