Kërkohet paraburgim për babanë që plagosi djalin e tij

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.M., nga fshati Jezerc, me dyshimin se i njëjti më 16 prill pas një mosmarrëveshjeje mes tyre, me dashje, ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin – djalin e tij RR.M.

Sipas Prokurorisë, ai ka shtënë me armë një herë në ajër e pastaj në drejtim të tij, duke e goditur në këmbën e majtë, me ç’rast i shkakton lëndime trupore, me të cilën do të kryente veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”.

Gazeta Express, dje ka qëndruar në Jezerc ku ka biseduar me persona të cilët kanë pasur të dhëna për ngjarjen.

Kujtojmë se nga një mosmarrëveshje familjare, mëngjesin e së mërkurës, në fshatin Jezerc të Ferizajt, mbeti i plagosur Rrustem Maloku, 23 vjeçar.

Ai u plagos nga i ati, Rexhepi, në pjesën afër organeve gjenitale, pas një përleshjeje që kishin pasur mëngjesin e 16 prillit në shtëpinë ku jetonin. Policia për këtë rast tashmë e ka arrestuar kryefamiljarin e familjes Maloku.

I plagosuri po trajtohet në QKUK. Në trupin e tij ende gjendet plumbi dhe sipas mjekëve ai ka edhe shenja të tjera të dhunës.

Lini Një Koment