Këta janë dy personat që po kërkohen për vrasjen e Ivanovicit

Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda e Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, ka shpallur në kërkim dy persona, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanovic, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës bën të ditur se me autorizim të Prokurorisë Speciale ka publikuar fotografitë e dy të dyshuarve, duke kërkuar kështu ndihmën e qytetarëve në gjetjen e tyre, ndërkaq nuk është treguar identiteti i të dyshuarve.

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) është duke hetuar rastin e vrasjes z. Oliver Ivanovic. Me autorizim të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës publikon fotografitë e dy personave të dyshuar për rastin ‘vrasje’ të datës 16/01/2018 në Mitrovicën Veriut”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq Milan Radojicic, është personi i cili dha urdhër për vrasjen e Ivanovicit, kjo është konfirmuar edhe nga Prokuroria Special e Kosovës.

Radojicic tash e disa kohë është në kërkim nga Policia e Kosovës dhe mendohet se është duke u fshehur në Serbi.

Më poshtë keni fotografitë e dy të dyshuarve të tjerë rreth rastit të Ivanovic. /gazetametro.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme