Këto janë ushqimet që e ndryshojnë shijen e qumështit të nënës

Një nga rregullat më të rëndësishme për nënat që ushqejnë të vegjlit e tyre me gji është që të ndjekin një regjim të shëndetshëm ushqimor, për ti garantuar fëmijës gjithë vlerat ushqimore për të cilat ka nevojë.

Por gjatë zgjedhjes së ushqimeve duhet bërë kujdes, ndaj atyre që mund të ndikojnë në ndryshimin e shijes së qumështit të nënës. Ekzistojnë disa ushqime, që kanë shije të tillë, aq sa e ndryshojnë qumështin e nënës, duke mos e bërë të pëlqyeshëm për fëmijën. Mes këtyre ushqimeve janë hudhra, qepa, brokoli, speci, lulelakra, kërpudhat, rrepa, preshi, patëllxhani, arra moskat, curry, speci djegës, majoneza, pana, majoneza, ketchup dhe disa erëza të tjera.

Ndaj gjatë periudhës që ushqehet fëmija me gji, këshillohet që të reduktohet konsumi i këtyre ushqimeve, dhe në rast se është e nevojshme edhe eliminimi, shkruan noa.al. Por në rast se nëna i ka konsumuar rregullisht këto produkte gjatë shtatzënisë, fëmija mund të jetë mësuar me shijen e tyre, pasi përmes lëngut amniotik ka provuar gjithë shijet e ushqimit që ka konsumuar nëna.

Në të gjitha rastet strategjia më e mirë është ajo e vëzhgimit të sjelljes së të voglit, për të kuptuar dhe analizuar edhe regjimin ushqimor të nënës.