KFOR-i demanton Drecunin: Informatat e rrejshme shkaktojnë frikë e rrezik

Zëdhënësi i KFOR-it Vincenzo Grasso ka demantuar kryetarin e të ashtuquajturit Këshill për Kosovën në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun i cili ka deklaruar se ushtrimi i përbashkët i Ushtrisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës ka për qëllim frikësimin e popullit serb dhe se KFOR-i po hesht për këtë.

Grasso ka thënë për gazetën serbe “Danas” se qëllimi i ushtrimit ka qenë “avancimi i kapacitetev të kërkimit dhe shpëtimit në terren kodrinor, pra, kapacitete për shpëtimin e jetëve”.

“Përhapja e informatave të rrejshme shkakton frikë të panevojshme në popull dhe rrezikun që të krijohet ambient në të cilin një incident i izoluar mund të eskalojë”, ka thënë zëdhënësi i KFOR-it.

Drecun ka thënë të mërkurën në televizionin serb Pink se është i papranueshëm demonstrimi i politikës ‘shqiptaromadhe’, se Shqipëria nuk ka asnjë bazë për të dërguar ushtrinë në Kosovë, pos nëse nuk është okupuese, dhe se kjo që po bën Shqipëria është aq e rrezikshme sa kufizohet me shpalljen jozyrtare të luftës Serbisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme