Kryeministrja serbe: Nga taksa e Kosovës Serbia humb 42 milionë euro në muaj

Kryetarja e Qeverisë serbe Ana Bërnabiq ka deklaruar se Serbia në muaj humb rreth 42 milionë për shkak të taksës që ndaj mallrave serbe e ka vënë Kosova, transmeton Koh.net.

Por, sipas saj, “humbja më e madhe nuk është kjo, humbja më e madhe do të jetë për serbët e Kosovës të cilët, nuk do të dinë a do të kenë mazut për ngrohje në shkolla, barna, ushqime dhe sa do t’iu kushtojnë”.

Bërnabiq ka treguar se në letrën që ua ka dërguar vendeve të Bashkimit Evropian, siç përcjell b92, ka shkruar se sipas OKB – së, Kosova është edhe më tej është vendi me më së paku të kthyer nga rajonet me konflikte në botë.

Lini Një Koment