Kryetari i Çairit i painteresuar për ngrohjen e lirë të qytetarëve

Kryetari i komunës Çair, Visar Ganiu është i painteresuar për realizimin e projektit për shfrytëzimin e shërbimeve për ngrohje qëndrore të ndërmarrjes “Elem Energetika”, edhe pse qytetarët e kësaj komune, aktualisht paguajnë 20 për qind fatura më të shtrenjta për ngrohje. Për arsye të panjohura, ngrohtorja “Shkup-Veri” ka çmime më të larta për energjinë e ngrohjes për 17, respektivisht 23 për qind, në krahasim me dy ngrohtoret tjera që operojnë në Shkup, Elem Energetika dhe BEG Distribucioni.

Projekti ideor i ndërmarrjes Elem për lidhjen e qytetarëve dhe të institucioneve publike në rrjetin e ngrohjes qëndrore, realizim i të cilit qytetarëve do tu mundësojë ngrohje më të lirë për 20 për qind është gati tashmë tetë vite, por kryetari aktual Ganiu nuk tregon interes për realzimin e tij. Ai bile ka refuzuar të pronocohet për këtë çështje shumë të rëndësishme për standardin e qytetarëve të Çairit.

Për shkak të çmimeve të shtrenjta për ngrohje, pjesa dërmuese e amvisërive dhe ndërmarrjeve afariste në Çair nuk përdorin energjinë e ngrohjes nga Ngrohtorja Shkup-Veri. Për ngrohjen e shtëpive dhe kompanive qytetarët shfrytëzojnë energjinë elektrike, ndërsa pjesa më e varfër e popullësisë përdorë drurin për ngrohje, i cili shkakton ndotje serioze të ajrit.

Nga ngrohtorja Elem, për Almakos, brifojnë se projekti ideor i përgatitur parasheh lidhjen e mbi 8 mijë objekteve të banimit dhe objekteve afariste të komunës Çair dhe Butel.

“Do të presim, nëse nuk do të arrijmë marrëveshje me këtë pjesë domethënë, komunat Çair dhe Butel do të përgatisim plan për pjesën tjetër, Aerodrom dhe tjera. Ne kemi fuqi, potencial, jemi më të lirët, po edhe jemi afër komunave që juve ju interesojnë”, dekarojnë për Almakos nga kjo ngrohtore. Ato shtojnë se nëse arrihet marrëveshja me komunat, qytetarët e kësaj pjese të kryeqytetit, vitin e ardhshëm faturat për ngrohje do t’i kenë për 20 për qind më të ulta.

Për faktin se janë më të shtrenjtë në treg, nga ngrohtorja “Shkup Veri”, që operojnë vetëm në komunën Çair dhe Butel, ku kryesisht jeton popullësi shqiptare, justifikohen se çmimet i përcakton Komisioni Rregullator për Energjetikë.

“Shfrytëzues nga dy komunat, Çair dhe Butel kemi diku rreth 486, duke përfshirë këtu disa objekte të ndryshme, si shkolla fillore e të mesme dhe disa ambulanca nga dy komunat”, thonë nga ngrohtorja Shkup Veri.
Komisioni Rregullator për Energjetikë e ka pranuar se ngrohtorja “Shkup Veri” ka [mime më të shtrenjta në krahasim me dy ngrohtoret tjera.

“Komisioni Rregullator për Energjetikë i miraton çmimet në përputhje me Rregulloren e Punës, në mënyrë transparente dhe të hapur, duke mbajtur një takim përgatitor në të cilin janë ftuar të gjitha palët e interesuara”, thonë Komisioni Rregullator për Energjetikë./ Almakos.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme