Kur buzëqesh fati: Gjeti Lamborghinin e gjyshit pas 20 vjetësh

Një djalë, që në platformën “Reddit” njihet me emrin “Eriegin”, ka treguar se si fati i buzëqeshi papritur.

Ai thotë të ketë gjetur një xhevahir italian në dyqanin e gjyshit dhe gjyshes së tij.

Lamborghini Countach nga viti 1981 ishte në pronësi të gjyshit të tij, i cili në vitet e ’80-ta bleu makinën për koleksionin e tij.

Sigurimet dhe shpenzimet e tjera ishin shumë për gjyshin, i cili Lamborghinin, së bashku me disa makina të tjera ekzotike, i vendosi në një garazh për më shumë se njëzet vjet.

Gjykuar nga fotot, Countach duket i ri, dhe duket se me pak pastrim dhe restaurim minimal mund të vozitet përsëri.

Por, shtrohet pyetje: cilat janë veturat tjera? Ende nuk dihet!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme