Kurz mbështet projektin e Ramës dhe Vuçiqit për tregun e përbashkët në Ballkanin Perëndimor

Projekti për tregun e përbashkët rajonal, i hedhur para më shumë se një viti nga aktualisht presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, dhe nga kryeministri i Shqipërisë, por i vënë në dyshim nga Qeveria e Kosovës, ka gjetur mbështetje nga kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka konfirmuar këtë të mërkurën pas takimit që ka zhvilluar në Vjenë me kancelarin austriak, shkruan sot Koha Ditore.

“Me kryeministrin Kurz kemi folur edhe për çfarë janë pritshmëritë tona nga Presidenca austriake e Bashkimit Evropian në 6 muajt e ardhshëm dhe dëshirojmë që të bashkëpunojmë për të shtyrë më tutje projektin tonë, të lansuar nga unë dhe presidenti i sotëm i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për tregun e përbashkët në Ballkanin Perëndimor, gjë për të cilën jam falënderues që kryeministri Kurz ka shprehur interesin dhe mbështetjen e tij”, deklaroi Rama pas takimit me kancelarin austriak në një konferencë të përbashkët për media.

Lini Një Koment