Kusari-Lila: SHBA i tregoi Haradinajt që s’është në gjendje të qeverisë me Kosovën

Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se me refuzimin për vizë, SHBA i tregoi kryeministrit Ramush Haradinaj se ai nuk di të qeverisë me Kosovën.

Në një postim në Facebook, Kusari-Lila ka përmendur “kontraditkat prej të cilave duhet të shpëtojë Kosova”, ndërsa ka shtuar se “është koha që kjo qeveri të shkojë në shtëpi”.

Ky është postimi i Kusarit në Facebook:

Kontraditat prej të cilave duhet të shpëtojë Kosova:

Arsyeja pse e rriti rrogën e vet për 100% Kryeministri i vendit ishte për “përfaqësim të dinjitetshëm” se i duhen kravata dhe këmisha të reja në takimet e shumta që ai i ka.

Për kravata e këmisha nuk ka të holla, por kryeministri kalon pushimet e fundvitit të parë si KM në Kosovën e pavarësisë në resortin më të shtrenjtë në Zvicër. Kryeministri deklaron se tani ka të holla, por s’ka kohë të mjaftueshme për pushime.

Kryeministri nuk arrin të marrë vizën për në SHBA. Nuk ka asnjë takim të konfirmuar në Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit, por ka një ftesë të gardës së shtetit të Iowa për një ceremoni.

Tani del se Kryeministri ka kohë, ka të holla, por tani NUK ka vizë amerikane.

Amerikanët i treguan Kryeministrit se, të hollat e shtetit që qeveris edhe i merr si n’bahqe të Babës, kohën edhe e gjen, por kur nuk je në gjendje të Qeverisësh shtetin tënd, trus në zyren tënde dhe mos shit mend kur s’ke për çka.

Koha kjo Qeveri me shku në shtëpi krejt se Qeverisja jo sport i rëndë, por i pamundur për ta.