Kuvendi dënon hedhjen e bombës në shtëpinë e Murat Mehës

Kuvendi i Kosovës ka dënuar hedhjen e mjetit shpërthyes në shtëpinë e familjes së Murat Mehës, duke e konsideruar si paralajmërim të tendencave për ta nëpërkëmbur shtetin ligjor të Kosovës.
“Hedhja e mjetit shpërthyes në familjen e z.Murat Meha përbën një akt të dënueshëm dhe njëherit një paralajmërim shqetësues të tendencave që synojnë të nëpërkëmbin shtetin ligjor në Kosovë”, thuhet në deklaratën e Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli.

“Akte të tilla të rënda, që në kundërshtim edhe me moralin e popullit tonë, nuk hezitojnë të cenojnë integritetin e familjes, duhet të marrin përgjigjen e merituar ligjore nga mekanizmat shtetërorë të sigurisë dhe drejtësisë, e jo të mbesin anonime dhe të pandëshkuara”, vazhdon deklarata e dërguar mediave.

Tutje, në të thuhet se “Qytetarët tanë duhet të kenë besim se shteti i Kosovës është në gjendje të plotë për të garantuar sigurinë e tyre, rendin publik dhe sundimin e ligjit”.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë