Kuvendi i Shqipërisë nis punimet sot

Kuvendi në Shqipëri do tu rikthehet sot punimeve. Pasditen e sotme deputetët do të mblidhen në seancën plenare që çel sesionin e ri.

Në seancën e sotme në rend dite do të jetë çelja e sesionit të ri të punimeve, njoftimi i projektligjeve e nismave të depozituara në Kuvend dhe miratimi i kalendarit trejavor të punimeve.

Nisja e këtij sesioni vjen më herët se vitet e mëparshme, kjo edhe për vetë faktin se nga sesioni i mëparshëm janë trashëguar një serë nismash të rëndësishme që bëjnë të zbatueshme Reformën në Drejtësi.

Në këtë sesion të ri, vëmendja pritet të përqendrohet edhe tek ekonomia për faktin se Kuvendi do të duhet të shqyrtojë në javët e muajt e ardhshme buxhetin faktik të vitit të mëparshëm si dhe projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. /Telegrafi/