Ky është francezi dëshmor që kishte vdekur gjatë luftës së fundit në Kosovë

Në luftën e Kosovës ka rënë heroikisht edhe francezi Pierre Arnaud Pallard, duke mbrojtur kosovarët nga forcat serbe bashkë me UÇK-në.


Besnik Kada, zyrtar i Bankës Qendrore, që ka qenë edhe pjesë e Ushtrisë Çlirimtare, u kujton kosovarëve se Franca nuk ka kursyer ndihmën për Kosovën, andaj edhe këta zëra që po sulmojnë Kryeministrin Haradinaj që ka shprehur vullnetiin  për të ndihmuar në rindërtimin e katedrales historike Notre Dame në Paris, sipas tij nuk janë të duhura.

Tutje Kada ka thënë se deklaratat e atyre që kritikuan vendimin e Qeverisë se po bëjnë fushatë dhe po harrojnë ndihmën që ia kanë bërë Kosovës miqtë ndërkombëtar.

Shkrimi i plotë i Kadës:

Ky djaloshi ka ardhë nga Franca, me kombësi franceze është dhe ka vdekë për Kosovën! Mos u koritni shqipe herët është për fushatë zgjedhore , i degjova do prononcime sot për një propozim të ekzekutivit për një ndihmë simbolike për Katedralen e djegur, simbol i Parisit, më bonen përshtypje deklaratat e dy tipave përfitues të të gjitha llojeve të ndihmave nga vendet mike, madje edhe shkollim falas e plot privilegje që u ka dhënë paslufta deri në kolltukët më të larta! Deklaratat e tyre më shumë ngjanin në fushatë zgjedhore dhe sa të mjerë u dukën dhe injorant nuk e keni idenë! Më pëlqeu dhe e përkrahu propozimin e ekzekutivit 100% ! Miqtë e mirë që na përkrahën në ditët e vështira nuk do t’i harrojmë kurrë!

P.S. Atyre intellektuallcave qe reaguan sot, po ua kujtoj se dëshmori Pierre Arnaud Pallard të dy prinderit i ka profesor Universitar, doktorë të shkencave. Ku mbeti morali dhe shkenca dhe titujt e juaj te fituar nga bursat e falura të kombeve që na ndihmuan sa herë patëm nevojë, marre ju koftë!.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme