Ky është vendimi për shpronësim për të cilin u intervistua Shukri Buja (Foto)

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi sot se ka ngritur, aktakuzë ndaj 10 personave ndër të njëri edhe ish-kryetar komune në Kosovë,  tetë zyrtarëve të kësaj komune dhe një ndërtuesi.

Sipas aktakuzës të akuzuarit kanë nxjerrë vendime të kundërligjshme me qëllim të përftimit të tyre, në atë mënyrë që kanë nxjerr vendime fillimisht për të eksproprijuar dhe më pas tjetërsuar prona shoqërore dhe komunale.

Sipas aktakuzës,   të akuzuarit kishin si qëllim  eksploatimin e xehes së nikelit. Te njëjtit akuzohen edhe për një varg shkeljesh dhe keqpërdorimesh të tjera të kryera me dashje, të përshkruara si në aktakuzë.

KALLXO.com ka siguruar një vendim  të tillë nga avokati i Bujës, Bahtir Troshupa të datës 20 maj 2008, i nxjerrë nga Kuvendi Komunal i Lipjanit, i titulluar, “Për shpalljen e interesit të përgjithshëm për eksproprijim të patundshmërisë në ZK Medevc dhe Magurë”.

Ky vendim i cili është nënshkruar nga kryetari i atëhershëm i Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, parasheh që patundshmëritë në sipërfaqe prej 76.30.37 ha, do të eksproprijohen me kompensim nga ana e ndërmarrjes Newco Ferronikeli Complex L.L.C”.

Në vendimin e përbërë nga 7 nene thuhet se ai do të hy në fuqi vetëm pas aprovimit nga Kuvendi i Kosovës.

I kontaktuar nga KALLXO.com, Troshupa ka thënë se nuk e ka pranuar ndonjë aktakuzë apo njoftim ende dhe nuk mund ta komentojë, sidoqoftë ka thënë se Buja lidhur me këtë vendim është intervistuar nga hetuesit me autorizim të prokurorit më datë 7 tetor 2016.

doku2doku1