Lansohet Audi SQ8, fotografitë e dëshmojnë më së miri se çfarë “bishe” është

Kompania ABT Sportsline, firma amë prodhuese e veturave e së cilës është Audi, ka lansuar së fundmi modelin e modifikuar SQ8, pak muaj pas lansimit të këtij të fundit.

Të njëjtit kanë bërë të ditur edhe përformancat e makinës, duke thënë se ajo posedon motor 4.0-litërsh të modelit V8, që ia mundëson të kapë 520 kuaj-fuqi, ndryshe nga versioni standard që ka kapacitet prej 435 sosh, transmeton lajmi.net.

Tutje, modeli i modifikuar karakterizohet edhe me peshën e rëndë, e cila ka 2,440 kilogramë.

ABT Sportsline ka bërë të ditur se prodhimi i tyre do jetë në gjendje të arrijë 100 km/h për vetëm 4,4 sekonda. Shpejtësia maksimale e mjetit lëvizës është 250 km/h.   

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme