Legjitimimi jonë dhe demaskimi i mashtruesve, dy betejat që i fituam bashkë

Adnan Azizi

Dikush do të thoshte: E humbëm një betejë, por jo edhe luftën. Jo! Asgjë nuk humbëm, dy beteja i fituam dhe fitorja e madhe është shumë afër. Beteja e parë që e fituam bashkë me qytetarët ishte demaskimi i reformatorëve dhe patriotëve të rejshëm. Beteja e dytë e fituar është legjitimimi i koalicionit “Aleanca me Besë” në të gjitha komunat, kryesisht të dominuara me shqiptar. Shqiptarët dhe qytetarët e bashkësive të tjera etnike dëshmuan se nuk lejojnë që pushtetarët maqedonas të imponojnë udhëheqës shqiptar servil. Koalicioni i krimit festuan “fitoren e Piros” në disa komuna të cilën ua siguroi kryeministri duke keqpërdorur pushtetin dhe pozicionin e tij, ua siguroi policia duke bërë presione, keqpërdorime dhe shkelje të rënda të ligjit, ua siguroi Lube Boshkovski, Zeçeviçi, Verushevski dhe militantët e LSDM-së dhe BDI-së. Ata zgjodhën me kënd janë dhe kush janë. Ata dëshmuan se nuk janë as patriot dhe as reformator. Neve na zgjodhi populli dhe nuk do të ndahemi prej tyre. Koalicioni “Aleanca me Besë” fitoi legjitimitetin e popullit, në emrin e të cilit thireshin deri dje ata që dje dolën kundër popullit duke përdorur aparatin shtetëror, policinë dhe bandat. Megjithatë ata humbën shumë komuna, gjysmat e këshilltarëve dhe aty ku “fituan” kishin epërsi simbolike edhe përkundë mijëra votave të kontrabanduara. Fitorja e madhe e jona dhe e popullit është shumë afër. Zgjedhjet parlamentare do të betonojnë pozicionet tona, kush janë me popullin dhe kush janë me aparatin shtetëror dhe me bandat, por kësaj rradhe nuk do të kenë sukses. Në zgjedhjet parlamentare koalicioni “Aleanca me Besa” do t’i jep fund servilizmit të BDI-së dhe mashtrimeve të këtij pushteti. Festa e Teuta Arifit, Ramiz Merkos dhe të tjerëve me militantët partiak dhe milicinë e Lube Boshkovskit do të jetë festa e fundit për ta. Festa e rradhës ju takon shqiptarëve, Aleancës me Besë dhe gjithë qytetarëve. Shqiptarët rrënuan një rregjim dhe nuk do të lejojnë një rregjim të ri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme