Lenovo prodhon laptopin super të hollë për njerëzit që udhëtojnë

Lenovo ka prodhuar një laptop të ri për biznese, i cili është shumë i hollë e i lehtë për t’u bartur ngado nga njerëzit që punën e kanë në lëvizje.

Lenovo ThinkPad P1 është 18.2 milimetra i hollë e 1.7 kilogramë i rëndë, e pavarësisht këtyre ka një super ekran 15.6 inç me rezolucion 4K, kartelën grafike Nvidia Quadro P, procesorin e gjeneratës së tetë Intel Core 4.6GHz, 64GB RAM e 4TB hapësirë në memorie e shitet me një çmim fillestar prej 1,949 dollarësh, transmeton koha.net.

Ndërsa është edhe modeli tjetër, ThinkPad P72, i cili e prezanton veten më shumë si alternativë për desktop për të punuar gjatë udhëtimeve.

Ky laptop ka 128GB RAM e 6TB hapësirë të brendshme, 17.3 inç ekranin, e kartelën grafike Ncidia Quadro P5200. Po ashtu, sikurse P1, edhe ky përkrah procesorët Xeon apo Core i9 ndërsa për shkak të peshës së tij prej 3.4 kilogramë, ky laptop vjen për një çmim fillestar prej 1,799 dollarësh.

Që të dy këta laptopë do të dalin në shitje nga fundi i këtij muaji.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme