Lezhë, zjarr në burg. Një i vdekur dhe 3 të lënduar nga plagët

Një qeli në burgun e Shënkollit në Lezhë është përfshirë nga zjarri. Ministria e Drejtësisë konfirmoi se i burgosuri Flamur Sula ka humbur jetën, ndërsa edhe 3 të tjerë janë dëmtuar, por po kurohen në spitalin e Lezhës.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat kundër zjarrit që po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve.

Ndërkohë, Policia e Lezhës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë marrë në ruajtje perimetrin e jashtëm të burgut të Shënkollit.

Burime nga policia thanë se kanë nisur hetimet për shkakun e zjarrit dhe zbardhjen e plotë të situatës.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë