Limaj: Bashkëndjejë me familjarët e viktimave të sulmit barbar në Munih

Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave të sulmit në Mynih.

Ky është postimi i plotë i Limajt:

Sinqerisht ndaj dhimbjen time të thellë, me familjarët e viktimave të sulmit barbar në Mynih të Gjermanisë.

Në këto momente tronditëse për Gjermaninë, për popullin gjerman, për familjet e viktimave të terrorizmit të egër, në veçanti për tri familjet shqiptare nga Kosova, familjen Sulaj, Segashi dhe Zabërgja, që nga ky sulm i egër, humbën më të dashurit e tyre.

Ngushëllime!

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë