Limaj takon ambasadoren suedeze: Dialogu Kosovë-Serbi është i pa alternativë

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka takuar sot ambasadoren e re të Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny, ndërsa ka biseduar për dialogun Kosovë-Serbi.

Limaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se dialogu Kosovë-Serbi është i pa alternativë dhe në këtë drejtim Kosova po bën përpjekje që të flasë me një zë në këtë proces.

Lexoni të plotë postimin e Limajt:

“Në vazhdën e takimeve me ambasadorë, sot prita në takim njohës ambasadoren e re të Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny.

Ambasadores suedeze ia shpalosa qëndrimin e Qeverisë së Kosovës se dialogu Kosovë-Serbi është i pa alternativë dhe në këtë drejtim Kosova po bën përpjekje që të flasë me një zë në këtë proces.

Është në interesin e dy vendeve që në fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi të arrihet ujdia për mbylljen e temave të hapura dhe ky proces të kulmojë me njohjen reciproke mes dy vendeve.

E falënderova ambasadoren për ndihmën e vazhdueshme që shteti mik suedez po i jep Kosovës duke e ftuar për thellim të bashkëpunimit në të gjitha fushat mes dy vendeve”, shkruan Limaj.

Lini Një Koment