Lladrovci: Sonte u tregoj si e bën forca fuqinë

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se sonte pasi të dalin rezultatet e zgjedhjeve do të tregojë se çfarë nënkupton fjalia e tij “forca bën fuqinë”, njofton Klan Kosova.

Lladrovci, i pyetur për këtë shprehje që e tha në një emision televiziv gjatë debatit me kundërkandidatin e tij, Isa Xhemajlaj nga Nisma për Kosovën, ka thënë se shpjegimin do ta japë “sonte në mbrëmje”.

Lladrovci paraprakisht ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, pasi ka pohuar se kjo është në të mirë të Drenasit e Drenicës.

Në Drenas është duke u zhvilluar raundi i dytë i zgjedhjeve të jashtëzakonshme, pasi që ish-kryetari i kësaj komune Nexhat Demaku dha dorëheqje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme