“Logos-A”, të botosh libra në ‘mëhallën’ e hajdutëve dhe rrugaçëve politik!

“Logos-A”, të botosh libra në ‘mëhallën’ e hajdutëve dhe rrugaçëve politik!

 

Aldrin Basha

 

Thuajse tri dekada me radhë Shtëpia Botuese ‘Logos -A” është ‘ministria alternative’ e Kulturës për shqiptarët e Maqedonisë. Është ‘ministri’ sepse pa të në Maqedoni do kishte më pakë libra në gjuhën shqipe, më pak art e më pak kulturë. Domethënë pa të, shoqëria shqiptare në Maqedoni do mbetej vetëm në duart e hajdutëve dhe rrugaçëve partiak, pa të pra ajo shoqëri edhe më shumë do kriminalizohej.

 

Gjatë tri dekadave të shkuara, SHB “Logos –A” ka botuar komplete të rilindësve shqiptarë, lektyra  shkollore për nxënësit shqiptarë që nuk i botoi shteti e që kurrë nuk u pengoi partive shqiptare, libra për  fëmijë, tituj botëror të përkthyer në gjuhën shqipe….

 

Dhe gjatë tërë këtyre tri dekadave, pronari i kësaj Shtëpie Botuese,  Adnan Ismaili më së miri e ka ndje në shpinën e vet sa e rëndë është të ‘prodhosh’ kulturë e të botosh libra në mëhallën e hajdutëve e rrugaçëve partiak, në ‘lagjen’ e politikanëve që nuk kanë lexuar asnjë libër, përpos menynë e restoranteve ku ushqehen me paratë e popullit.

 

Pra pronari i SH.B. ‘Logos-A” më së miri e dinë sa  e vështirë është të botosh libra e të shpërndash art aty ku çohet një ‘kufomë‘ politike, siç është kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi dhe thotë se problem më i madh për Maqedoninë qenka kjo shtëpi botuese.  Dhe sipas këtij ‘vojvode’ ( siç e quajtën ‘vëllezërit’ e tij të VMRO-DPMNE-së) del se Maqedonisë i bëjnë mirë rrugaçëria e hajdutëria politike, por e dëmtojnë shkrimtarët, lektorët, recensentët, redaktorët, botuesit… Pra sipas këtij tipi, që është bërë metaforë  e së keqes dhe dështimeve politike të shqiptarëve të Maqedonisë, del se për shtetin nuk janë problem krimi i vëllazëruar me politikën, as shteti joligjor e  keqqeverisja, por botuesit dhe njerëzit që shkruajnë, që lexojnë e që vjelin dituri

 

Sidoqoftë duhet thënë: “Logos-A” gjithmonë do u pengojë tipave si Menduh Thaçi, sepse ajo është ndër të mirat e pakta që kanë shqiptarët e Maqedonisë, e të cilën nuk e kontrollon asnjë parti. Dhe kundër kësaj Shtëpie Botuese do jenë të gjithë ata që nuk kanë lexuar asnjë libër dhe që duan edhe votuesit e tyre t’i kenë si vetvetja – të paditur e lehtë të maniplueshëm.  Dhe duke qenë të tillë ata mirë e shohin se rreziku u vjen nga SH. B. ‘Logos-A’ e cila rrezaton artë e kulturë, e cila mbjellë vetëdije politike që i shndërron në kufoma politike hajdutët dhe rrugaçët e ‘mëhallës’ politike të shqiptarëve të Maqedonisë.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme