LR-PDSH: Në Parlament ka deputetë-hajdutë

Zëdhënësi i LR-PDSH-së, Elmir Sejfullai ka reaguar ndaj falsifikimit të nënshkrimeve që deputeti i BDI-së Musa Ibraimi e bëri për kolegët e tij, duke mos nguruar që me stilolapsa të ndryshëm të nënshkruajë për çdo njërin sa herë që ata i lajmërohenin në telefon!

“A ka ma turp se një deputet të falsifikoj nënshkrimet e kolegëve të vetë, vetëm e vetëm që ato të marrin mëditje për pjesëmarrje në seancë. Mirë ore, kriminaliteti juaj a ka fund?! A ka fund etja juaj për materializëm?! Kur kështu bëni për një mëditje, çka bëni për shuma më të mëdha parash? Sikur të ishte një shtet normal ky, për këtë që keni bërë duhet të ketë hetime nëpër të gjitha instutucionet që kanë të bëjnë me këtë krim. Për shembull: Si i siguroni biletat e pagesave rrugore dhe kush ua jep ato? Pra, kush ua falsifikon?! Dhe për këtë duhet të jep dorëheqje edhe drejtori i “Rrugët e Maqedonisë”. Për këtë që keni bërë dhe është e dokumentuar, në shtetet normale jepet dorëheqje, sepse ka dëshmi me xhirim të falsifikimit të nënshkrimeve. Në fund ju themi miqve tanë ndërkombëtar se nuk janë të gjithë shqiptarët si ju, hajdutë, njerëz pa dinjtet dhe pa moral. Nuk janë të gjithë shqiptarët falsifikues të nënshkrimeve dhe nuk janë të gjithë shqiptarët nevojtar të një mëditje të shpifur. Tash e kuptojmë ne se pse gjendja e shqiptarëve edhe në vitin 2016 është e mjerueshme, sepse ju na keni shitur për një mëditje! Turp të ju vijë…

Lini Një Koment