“Magjup” dhe “gabel”: Momenti kur Kujtim Paçaku kishte shpërthyer ndaj deputetëve të PDK’së

Ka vdekur sot shkrimtari sh-deputeti i komunitetit rom në Kuvendin e Kosovës, Kujtim Paçaku. I ndjeri ishte i zëshëm në kërkimin e të drejtave të romëve. Gjatë një fjalimi të tij ai kishte protestuar në foltoren e kuvendit, për shkak të fyerjes që i kishin bërë komunitetit të tij, Adem Grabovci dhe Safete Hadergjonaj gjatë përgjimeve Pronto.

“Unë para jush që qëndroj me emër dhe mbiemër jam Kujtim Pacaku, i përkas komunitetit rom. Jam anëtar i Kryesisë së Konkresit Botëror të Romëve, po ashtu shkrimtar i komunitetit rom dhe jo shkrimtar i komunitetit magjup as jo shkrimtar i komunitetit gabel”, kishte thënë Pacaku në foltoren e Kuvendit.

Ai kishte kërcënuar se nuk e lëshon foltoren e Kuvendit, pa i kërkuar dikush nga deputetët shqiptarë falje dhe këtë e kishte bërë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Tutje, Veseli kishte kërkuar falje në emër të Kuvendit, duke thënë se edhe ai po ndihet po ashtu i fyer. /Express/

Lini Një Koment