Maliqi pas dështimit të Parisit: Haradinaj e kuptoi lojën e Merkelit me Asociacionin

Kryeministri Ramush Haradinaj, duhet ta ketë kuptuar se Asociacioni i komunave serbe në Veri cenon integritetin e Kosovës edhe më shumë sesa korrigjimi i kufirit, kështu ka thënë në një opinion të shkruar enkas për Gazeta Metro, publicisti i njohur Shkelzen Maliqi.


Publicisti Maliqi ka shkruar se ka gjasa se kancelarja gjermane, Angela Merkel ka tentuar ta bind kryeministrin Haradinaj dhe palën serbe se dialogu mund të rikthehet në binaret e mëparshme.

Ai ka thënë se supozohet se Merkel ka ofruar si kompromis final mes Kosovës dhe Serbisë të jetë Asociacioni i komunave serbe ose një lloj autonomie për serbët.

“Ka shumë gjasa që kancelarja Angela Merkel ka provuar gjatë këtij muaji ta bind Ramush Haradinajn, por edhe palën serbe, se dialogu mund të kthehet në binaret e mëparshme të një oferte më gjeneroze për serbët e Kosovës. Takimi i para disa ditësh në Berlin, i paparalajmëruar dhe i zbuluar më pastaj, i një delegacioni “teknik” të Kosovës i udhëhequr nga Avni Arifi, me delegacionin serb që udhëhiqej nga Marko Gjuriq, supozoj se ka qenë përpjekja e fundit e Merkel për ta bind Kryeministrin Haradinaj dhe Presidentin Vuçiq që kompromisin final ta kërkojnë në Asociacionin e komunave serbe, ose një lloja autonomie për serbët. Vetëm se kjo ka qenë përpjekje e kotë, duke targëtuar një segment të problemit që nuk e kënaq aspak as Prishtinën e as Beogradin”, ka shkruar Maliqi për Gazeta Metro.

Maliqi ka shkruar se Haradinaj nuk ka mundur assesi të futet në një lojë të këtillë ku cenohet sovraniteti i Kosovës edhe më shumë se sa ideja për korrigjimin e kufirit.

“Haradinaj nuk ka mundur assesi të futet në një lojë të këtillë që sovranitetin e Kosovës e cënon edhe më shumë se korrigjimi i kufirit. Megjithatë, gatishmëria e tij që të bëhët pjesë e një procesi politik të pakoordinuar për ta kthyer dialogun në “binare normale”, si në kornizat e BE-së (Gjermania dhe Franca këtë nismë e kanë bë pa e involvuar shumë Brukselin), ashtu edhe në planin e brendshëm ku Haradinaj nuk e ka pare të udhës t’i informojë as Presidentin, as partnered e kaolicionit e as ekipin negociator të Kosovës, sikur çon në një protagonizëm të tepruar që nuk e faktorizon aspak Haradinajn pasi që ai edhe ashtu e ka psotin e kryeministrit të kërcënuar,  mbahet për fije të perit”, ka shkruar Maliqi për Gazeta Metro.

Më poshtë mund ta lexoni opinion e plotë të Shkelzen Maliqit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme