Marsh protestues kundër shkeljes të të drejtave të punëtorëve

A test for this intro

“Ku është siguria në punë”, “Ligji i punës në letër, ligji i shefit në vepër”, “mbijetesa ime profiti i tyre” ishin disa nga mesazhet që u përcollën sot në marshin që u mbajtë në Prishtinë. 

Në shenjë të kundërshtimit të shkeljes të të drejtave të punëtorëve, me theks të veçantë në sektorin privat, një grup i të rinjve zhvilloi një marsh nga sheshi “Zahit Pajaziti” deri para Qeverisë së Kosovës, ku në rrethojat e saj, u vendosën pankarta me mesazhe kundër shkeljes së Ligjit të Punës dhe Kontratës Kolektive.

Endrit Bytyqi nga ky grup i të rinjve, tha se ky aktivitet është organizuar pasi që në Kosovë po vazhdohet të ketë shkelje të të drejtave të punëtorëve.

Ai shtoi se Ligji i Punës është vetën ligj në letër, pasi nuk gjen zbatim, dhe për këtë ai fajësoi institucionet e vendit.

Valon Junuzi, po nga ky grup organizues tha se për këtë marsh ka qenë e njoftuar edhe BSPK-ja, mirëpo ata e kanë parë më të arsyeshme udhëtimin për në Shqipëri se sa të bashkohen në protestë.

Në anën tjetër, marshit iu është bashkuar edhe nënkryetari i BSPK-së, Avni Ajdini, i cili tha se në këtë marsh nuk përfaqëson BSPK-në, por është përfaqësim individual dhe përkrahje për të rinjtë që kanë organizuar këtë aktivitet.

Lini Një Koment