Mbi 500 mijë njerëz sërish në rrugë kundër qeverisë, kryeministri rumun nuk pranon të dorëhiqet (FOTO LAJM)

Edhe pse qeveria pranoi të tërhiqte dekretin, i cili parashikonte faljen e zyrtarëve të lartë të dënuar për korrupsion, qytetarët e Rumanisë kanë protestuar sërish në sheshin kryesor të Bukureshtin, për të disatën ditë radhazi, në shenjë kundërshtie ndaj klasës së korruptuar politike në vend.

Në bazë të të dhënave që erdhën nga burimet zyrtare të Policisë, numri total i personave që dolën në rrugët kryesore ka qenë afro 500.000.
Demonstruesit kanë kërkesa të ndryshme, teksa jo pak prej tyre kanë kërkuar edhe dorëheqjen e Kryeministrit të vendit, Sorin Grindanu.

Grindeanu nga ana tjetër këmbëngul se nuk do të dorëhiqet pavarësisht protestave dhe numrit rekord të atyre që po i bëjnë thirrje për largim.

‘Nuk do të dorëhiqem”, tha Grindeanu.

Një gjë të tillë mund ta bëjë vetëm parlamenti por ai aty ka shumicën.
Ekspertët kanë bërë të ditur se këto janë protestat më të mëdha të regjistruara në vend që prej rënies së komunizmit në vitin 1989. /albeu.com/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme