Me kartelën e ish-kryeministrit malajzias u blenë 800 mijë dollarë stoli për një ditë

Prokurorët e Malajzisë kanë thënë se kartela bankare e ish-kryeministrit të këtij shteti, Najib Razak, është përdorur për blerjen e stolive me vlerë prej 800 mijë dollarësh në një dyqan stolish në Itali brenda një dite.

Në gjykatë u tha se shpenzimi i jashtëzakonshëm u bë në dyqanin “De Grisogono” në Itali më 8 gusht të vitit 2014, ndërsa për këtë blerje janë përdorur kartelat bankare “Visa” dhe “Mastercard” të ish-kryeministrit Razak.

Sipas prokurorëve, disa muaj më vonë, përmes këtyre kartelave u shpenzuan 108 mijë dollarë në një dyqan në Hawaii dhe 127 mijë dollarë në një hotel luksoz të Bankokut. Faturat e kartelave bankare u paraqitën si dëshmi gjatë gjykimit të ish-kryeministrit, i cili u rrëzua nga pushteti në maj të vitit të kaluar dhe tash po përballet me akuza për korrupsion, keqpërdorim të fondeve dhe pozitës zyrtare.

Dyshohet se ish-kryeministri dhe gruaja e tij, Rosmah Mansour, i kanë transferuar ilegalisht 681 milionë dollarë në llogaritë personale bankare dhe i kanë shpenzuar për të bërë jetë luksoze, përfshirë blerjen e jahteve dhe pronave të paluajtshme.

Jetesa luksoze e ish-kryeministrit dhe bashkëshortes së tij kishte shkaktuar shumë zemërim të popullit gjatë kohës kur ai ishte në pushtet. Kur policia i arrestoi ata, në pronën e tyre i konfiskoi 1400 qafore, 567 çanta dore, 423 ora të dorës, 2200 unaza dhe 14 kurora, të cilat e kishin vlerën e 273 milionë dollarëve, shkruan “The Guardian”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme