Më në fund: Apple do ia largojë këtë veçori ‘iPhone’-it

Është përfolur prej kohësh se Apple do ta largojë veçorinë ‘3D Touch’ në smartfonët e gjeneratave të ardhshme.

Por, thashethemet tashmë janë konfirmuar nga vetë kompania, gjersa ka pohuar se veçoria do të largohet me përditësimin e sistemit operativ në ‘iOS 13’, transmeton lajmi.net.

Burimet raportojnë se një version beta i ‘iOS 13’, që tashmë po testohet nga developerët e gjigantit teknologjik, tashmë veçse ka larguar mundësinë e ‘3D Touch’.

Megjithatë, kjo veçori nuk do të largohet nga të gjitha pajisjet e ‘Apple’. Pajisja e njohur ‘Apple Watch’ gjithashtu ka në funksion veçorinë sensitive, por që sipas disa burimeve, nuk do i largohet ‘3D Touch’.

Mundësia tre-dimensionale e prekjes thuhet t’i ketë shkaktuar probleme më parë përdoruesve të ‘iPhone’-it. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme