Ministri i Jashtëm i Spanjës: Kosova dhe Katalonia janë raste të ndryshme

Borrell këtë ka deklaruar në takim me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq i cili e falënderoi atë për mosnjohje të Kosovës.

Siç është kumtuar nga kabineti i Vuçiqit, ai i ka thënë shefit të diplomacisë së Spanjës se Serbia po sillet në mënyrë të përgjegjshme, sepse “i ka plotësuar të gjitha obligimet nga Marrëveshja e Brukselit” dhe në ndërkohë është e përmbajtur, sepse nuk është përgjigjur me masa reciproke ndaj taksave të cilat i ka vënë Prishtina ndaj prodhimeve të Serbisë.

“Mirëpo, Prishtina me miratimin e Platformës ka treguar se është kundër dialogut dhe me këtë në të vërtetë e ka shënuar fundin e tij”, ka thënë Vuçiq dhe ka shtuar se Serbia do të mbetet e përkushtuar për paqe dhe stabilitet.

Ministri i jashtëm i Spanjës ka thënë se rastet e Kosovës dhe Katalonjës nuk janë për krahasim dhe se këto dy situata nuk kanë lidhje njëra me tjetrën.

“Këto krahasime hasin në vesh të shurdhër. Ato nuk e kanë peshën e njëjtë edhe pse kjo iu pëlqen atyre të cilët duan pavarësinë e Katalonjës”, ka thënë Borrell në pyetje të gazetarëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme