Ministri i Kulturës Asaf Ademi takohet me ambasadorët e Izraelit, Egjipitit dhe Iranit. Ja detajet e takimeve

Ministri i Kulturës së Republikës së Maqedonisë, Asaf Ademi me të marrë detyrën e tij në krye të kësaj ministrie, ka realizuar një sërë takimesh të rëndësishme.

Ademi i Lëvizjes BESA ka realizuar takim pune me Ambasadorin e Izraelit në Maqedoni, Shkëlqesinë e Tij Dan Orijan. Në këtë takim në Ambasadën e Izraelit në Shkup dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm në fushën e kulturës ndërmjet dy vendeve mike.

Ministri Ademi e theksoi rëndësinë e projekteve që deri tash janë realizuar bashkërisht, si dhe nevojën për projekte të tjera të ndërsjella të Ministrisë së Kulturës dhe Ambasadës së Izraelit në vend. Ministri Ademi shprehu gatishmërinë e Ministrisë së Kulturës për vazhdimin e aktiviteteve për konservimin e varreve hebraike në Manastir, si dhe për ngritjen e vetëdijes publike dhe promovimin e këtij monumenti historik për hebrenjtë e gjithë botës. Nga ana tjetër, Ambasadori i Izraelit, Dan Orijan, shprehu kënaqësinë e tij të madhe nga takimi, duke theksuar se pret që bashkëpunimi i mëtejmë të japë fryte për avancimin e marrëdhënieve miqësore, veçmas përmes projekteve nga fusha e bashkëpunimit ndërkulturor, para së gjithash për mbrojtjen e trashëgimisë së madhe historike që ka të bëjë me hebrenjtë, ndërsa është e lidhur edhe me Maqedoninë.

Po ashtu, ministri Ademi realizoi takim pune me delegacionin e Egjiptit, në krye të cilit ishte arkeologu i njohur me fame botërore dhe ambasadori i kulturës në OKB, Zahi Havas, i cili ishte i shoqëruar nga Mr. Nureldin Muhamed Ahmed Mamud el- Tamimu, anëtar i Këshillit të Lartë të Kulturës në Egjipt dhe Muhamed el-Saidi, gazetar i punësuar në Daily Neë Egipt) në Kajro. Në kuadër të vizitës, mysafirët e Egjiptit u njoftuan edhe me punën e Muzeut të Maqedonisë, Muzeun Arkeologjik, si dhe me lokalitetin arkeologjik Stobi.

Në vazhdën e angazhimit të tij, ministri Ademi ka realizuar takim pune me Ambasadorin e Iranit, SH.T. Husein Karimi.

Në një atmosphere miqësore, të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi që kanë mundësi t’i avancojnë marrëdhëniet në fushën e cultures ndërmjet dy vendeve, e të cilat ngrihen mbi Konventën e nënshkruar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Republikës Islamike të Iranit./Sakte.net

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme