Mobilizohet Vetëvendosja

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen zgjedhore të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj lëvizjeje, ku ndër të tjera ka kërkuar mobilizim nga anëtarësia për aksione në kundërshtim të marrëveshje së Demarkacionit me Malin e Zi.

Ai ka thënë se qeveritarët po provojnë ta rikthejnë në tyrezë këtë çështje, por Vetëvendosje është e vendosur që ta ndalë këtë.

“Qeveritarët tanë siç duket do të provojnë të rikthejnë në tryezat politike çështjen e demarkacionit. Por ne jemi të vendosur ta ndalim çdo dëmtim të tillë, që është katastrofal për tërësinë territoriale të kësaj Kosove që është çliruar me gjak”, ka thënë Ymeri.

Tashmë, sipas Ymeri, kanë nisur të planifikojnë e të organizojnë aktivitetet tona të rezistencës.

“Kërkoj, në cilësinë e kryetarit, nga të gjithë ju, që ta keni prioritet organizimin e aksioneve e protestave që do të ndërmarrë Lëvizja kundër demarkacionit. Sepse së bashku, nëse tregojmë të njëjtin vetësakrifikim, kemi për ta ndalur sërish. Me çdo kusht”, ka shtuar Ymeri.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë