Momenti kur kapet zyrtari maqedonas, pjesë e grupit të kryeprokurores

Bojan Jovanovski i njohur si “Boki 13”, i cili sot u ndalua në një nga pikat kufitare, i shoqëruar nga policia sillet në Gjykatën Penale ku duhet të fillojë ndjekja penale e dy të dyshuarve.

Siç njoftuan nga Prokuroria, në periudhën prej muajit prill 2018 deri në prill të 2019, Jovanovski dhe Zoran Mileski kanë kërkuar para nga një biznesmen në emër të kryeprokurores Katica Janeva, në mënyrë që përmes një prokurori të cilit nuk iu publikua identiteti, të lehtësojnë procedurën penale që ka qenë ndaj tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë aferë, pritet që hetimet të nxjerrin edhe bashkëpunëtorët tjerë, ku dyshohet se janë të përfshirë edhe zyrtarë të sistemit gjyqësor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme