Moore: Marrëveshja e Serbisë e Kosovës mund të arrihet sivjet

Drejtori politik i Foreign Office-it britanik, Richard Moore ka thënë se nëse fillon dialogu, është e mundur që të arrihet marrëveshja mes Beogradit e Prishtinës sivjet.


Moore i ka bërë këto komente në një intervistë për gazetën beogradase “Danas”, pasi që të mërkurën e kaluar ka vizituar Prishtinën, ndërsa një ditë më vonë ka udhëtuar edhe në Beograd.

I pyetur se a e mbështet Britania e Madhe Platformën për bisedime të Kosovës, ashtu si ka deklaruar Fatmir Limaj, ai ka thënë se ka qenë në Prishtinë me qëllim që të tejkalohet situata aktuale.

“Ajo që është plotësisht e qartë është fakti se Britania e Madhe e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe se më shumë përkushtim punojmë që ta ndihmojmë Kosovën që të zhvillohet në drejtimin e duhur. pozitiv, demokratik. Kur është fjala për qëndrimin e Britanisë së Madhe ndaj dialogut të Beogradit e Prishtinës, do ta merrja me rezervë atë që thpnë politikanët në Beograd e në Prishtinë, por duhet për cjellë atë që thonë zyrtarët britanikë”, ka thënë Moore.

Moore ka thënë se shpreson që Prishtina t’i heqë taksat dhe dialogu të vazhdojë. ndërsa “skenari për arritjen e zgjidhjes sivjet duket realist”. Diplomati britanik ka theksuar se nuk është vetëm Britania e Madhe e shqetësuar për mundësinë e ndryshimit të kufijve, sepse ka edhe një varg shtetesh tjera, të cilat mendojnë kështu.

“E kemi thënë hapur se një pozicion i tillë nënkupton çështje tjera të numërta, që do të linte pasoja edhe në pjesët tjera të Ballkanit e Evropës. Pra, jemi të shqetësuar shkaku i kësaj. nuk e dimë saktësisht se çfarë është bidesudar, kështu që na duhet të presim dhe të shohim se si do të zhvillohet procesi, por ndryshimi i kufijve do të vënte në lëvizje shumë çështje tjera, të cilat duhet zgjidhur. Ka një varg temash për të cilat të dy palët do të duhej të merren vesh, pasta është e domosdoshme që marrëveshjen ta pranojë populli edhe në Serbi edhe në Kosovë. Në fund pasoj pjesa më e vështirë, zbatimi i marrëveshjes. Pra. është fjala për ‘pakon’ e tërë. Mendoj se procesi duhet të përfundojë me njohjen e plotë të Kosovës, që do t’ia mundësojë edhe Serbisë të ecë përpara. Siç ua kam thënë edhe bashkëbiseduesve në Beograd – problemi i Kosovës është si spirancë, e cila gjendet prapa ‘anijes Serbi’ dhe ia pamundëson si shoqëri që të bëjë 

Lini Një Koment