Mozzik dhe Tayna arrijnë sukses të jashtëzakonshëm me këngën “Edhe ti”

Kënga e Mozzik dhe Taynës u pëlqye shumë.

Dy rep-artistët shqiptarë, Mozzik dhe Tayna, kanë vendosur që t’i bashkojnë idetë, shkruan lajmi.net.

Ata e publikuan së fundmi projektin e tyre të përbashkët, këngën “Edhe ti” e cila në kanalin zyrtar në Youtube ka ecur mjaft mirë.

Nëpërmjet një postimi në Instastory, Tayna ka treguar se kënga ka arritur 2 milionë klikime vetëm për 14 orë, një sukses i madh ky për të dy artistët.

Lini Një Koment