MPB dyshon në vëllain e Ermira Mehmetit për armëmbajtje

Një sasi e konsiderueshme e municionit është gjetur pardje nga ekipet policore në komunën Çair të Shkupit.

Janë gjetur 19 granata të kalibrit 40 milimetërsh, 12 granata 40 milimetërshe të mbështjella me kuti kartoni, dy bomba dore, një shkrepëse për bombë dore dhe 35 plumba të kalibrit 7,62 milimetra.

“Gjatë një kontrolli të kryer nga ekipet policore, është gjetur një sasi e konsiderueshme e municionit. Për këtë, është njoftuar Prokuroria Publike dhe po punojmë në zbardhjen e plotë të rastit”, thotë zëdhënësja e Sektorit për Punë të Brendshme-Shkup, Liza Bendevska , duke shtuar se kjo sasi e municionit është sekuestruar.

Sipas informatave nga Nova Tv, kjo sasi e municionit është gjetur në njërën nga banesat në rrugën “Vukovarska” të Çairit, respektivisht tek vëllai më i madh i Ermira Mehmetit i cili është i hendikepuar.