Mushkolaj: Fati i koalicionit PDK-LDK në dorën e Kadri Veselit

Analisti Imer Mushkolaj ka folur rreth situatës politike të krijuar në vend, si dhe për koalicionin mes PDK-së dhe LDK-së, ku theksoi se Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon ta luajë viktimën me pozita në ministri.

Mushkolaj ka theksuar se për vazhdimin e koalicionit mes PDK-së dhe LDK-së vendos Kadri Veseli.

Këto komente Mushkolaj i bëri në emisionin ‘Rrokum Roll’ ku theksoi se në politikën kosovare kanë dalë moti parimet e aq më shumë në këtë koalicionin e fundit, ku çështje është vetëm të përfitojnë siç ishte rasti me shpërblimet me poste kur është bërë votimi për Thaçin-president.

Mushkolaj po ashtu theksoi se koalicionin në vend mundet ta prishë vetëm Kadri Veseli e asessi Isa Mustafa, duke shtuar se PDK është e shtrirë në të gjitha poret e jetës dhe në krejt institucionet e vendit.

Ai ka thënë se kjo qeveri nuk do ta çojë mandatin deri në fund, por ai nuk pret zgjedhje në këtë vit, duke shtuar se LDK-ja nuk mundet të qeverisë me një “shtrat” me PDK-në.

Lini Një Koment