Mustafa: Ju që thirreni në rugovizëm, besoni SHBA-së!

Sakte.net- 12:02 / E shtune, 13 Gusht 2016

Kryeministri i Republikës, Isa Mustafa ka treguar se vendi ynë është duke bërë përgatitjet intesive për pritjen e mikut të madh të Kosovës, zëvendëspresidentit të SHBA-së, Joe Bajden.  Në një postim në “Facebook” Mustafa thotë se vizita e njeriut të dytë të demokracisë botërore është një ngjarje e madhe dhe e veçantë për Kosovën, shkruan Indeksonline

“Ata që thirren në rugovizëm duhet të kenë besim në SHBA-të, sepse ky besim dhe kjo miqësi janë gurthemel, jo vetëm i misionit dhe vizionit të politikave tona shtetërore por kosideroj se edhe, i fatit të vendit tonë. Vizita e Zëvendëspresidentit Bajden është konfirmim i përkushtimit tonë të përbashkët që marrëdhëniet me fqinjët, politikat gjeostrategjike dhe integrimet euroatlantike ti ndërtojmë në partneritet të plotë me SHBA-të”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Po bëjmë përgatitjet intesive për pritjen e mikut të madh të Kosovës, Zëvendëspresidentit të SHBA-së, Joe Bajden. Vizita e njeriut të dytë të demokracisë botërore është një ngjarje e madhe dhe e veçantë për Kosovën.

Themel i rugovizmit, pra i strategjisë politike të Presidentit Historik të Kosovës, Ibrahim Rugova ishte miqësia e përhershme me SHBA-të.

Aleanca Veriatlantike e udhëhequr nga SHBA e shpëtoi Kosovën nga ekzodi, shfarosja dhe zhbërja.

SHBA ishte aleati ynë kryesor në shpalljen e pavarësisë dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike.

Ekspertiza politike dhe mbështetja e SHBA-së kanë qenë dhe janë jetike për Kosovën.

Ata që thirren në rugovizëm duhet të kenë besim në SHBA-të, sepse ky besim dhe kjo miqësi janë gurthemel, jo vetëm i misionit dhe vizionit të politikave tona shtetërore por kosideroj se edhe, i fatit të vendit tonë.

Vizita e Zëvendëspresidentit Bajden është konfirmim i përkushtimit tonë të përbashkët që marrëdhëniet me fqinjët, politikat gjeostrategjike dhe integrimet euroatlantike ti ndërtojmë në partneritet të plotë me SHBA-të.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme