Ndodhi MREKULLIA: “Nëna dhe babai” shkojnë në histori? Shkenca thotë – bebet është e mundshme të lindin edhe pa qelizën vezo

Sakte.net / E shtune 17 Shtator 2016 /13:46

Shkencëtarët e Universitetit Bath në Angli, kanë arritur të krijojnë embrionin e miut duke përdorur vetëm spermatozoide dhe qeliza lëkure.

Eksperimenti i tyre i pabesueshëm, siç transmetojnë mediet, do t’i bëjë nënat të panevojshme apo femrave t’u mundësojë lindjen pa qeliza vezore, transmeton Telegrafi.

Ekipi i hulumtuesve, pa përdorimin e qelizës vezore, ka arritur të nxisë qelizën e zakonshme dhe spermatozoidin që të zhvillohen në embrion.

Ky eksperiment do të mund të çojë deri aty që meshkujt të kenë fëmijë pa pjesëmarrjen e gjeneve femërore, si edhe femrat në botë të sjellin fëmijë edhe nëse janë sterile.

Kjo është hera e parë që dikush ka treguar që kombinimi i spermatozoideve dhe të qelizave vezore femërore nuk është e vetmja e cila mund të çojë në trashëgimi.

embrion-700x466

“Është menduar se vetëm një qelizë e vezës mund të riprogramojë spermën për zhvillimin e embrionit. Studimi jonë e sfidon këtë dogmë (të krijuar që kur embriologjistët e parë vëzhguan vezë të gjitarëve në vitin 1827 dhe fertilizimin 50 vite më vonë) që vetëm një qelizë veze e fertilizuar me qelizën e spermës mund të çojë në lindjen e pasardhësit”, tregon dr. Tony Perry, embriologjist dhe autori kryesor i studimit.

“Po flasim për mënyra të ndryshme të krijimit të embrioneve. Imagjinoni sikur të mund të krijojmë embrione nga qelizat e lëkurës”