“Në Shqipëri gjyqtarët janë shumë të pasur edhe pse marrin 800 euro në muaj”

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin në një intervistë për një radion gjermane “Deutschlandfunk”, duke folur për rëndësinë e reformës në drejtësi në Shqipëri, ka vënë në dukje edhe standardet e jetës së gjyqtarëve, të cilët nga rrogat e tyre nuk justifikojnë pasuritë e mëdha që kanë.
Sipas ambasadores ‘është e çuditshme se si gjyqtarët në Shqipëri janë njerëzit më të pasur, ndërkohë që kanë një rrogë mujore deri në 800 euro’. Ajo thotë se pas miratimit të reformës në drejtësi, gjykatësit dhe prokurorët do të kalojnë nën hetim për pasuritë e tyre.

“Tingëllon e çuditshme, por në fillim të viteve 1990, të gjithë gjyqtarët ishin të kohës së komunizmit. Më pas nisi një kurs gjashtëmujor për të formuar gjyqtarët e rinj. E gjitha kjo bëri që korrupsioni të jetë një problem i madh i drejtësisë. Me reformën në drejtësi, gjyqtarët do kalojnë në të ardhmen në një proces hetimi, për të zbuluar lidhjet e tyre me krimin e organizuar dhe për të mësuar për të ardhurat e tyre. Nuk është sekret, që disa gjyqtarë këtu janë ndër njerëzit më të pasur në vend- edhe pse marrin 800 euro në muaj”, tha Vlahutin për radion gjermane. Radioja gjermane shkruan se paketa e reformës në drejtësi ishte parashikuar të miratohej në fund të muajit mars, por ajo u miratua në korrik pas presionit të madh të ndërkombëtarëve veçanërisht ndaj Partisë Demokratike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme