Nga luftimet në Turqi, humbin jetën 19 persona

Vazhdojnë luftimet e ashpëra midis ushtrisë turke dhe grupit kurd PKK në zonën lindore të Turqisë. Mediat turke raportojnë se sot gjatë luftimeve kanë humbur jetën 8 ushtarë turq, 11 militantë kurdë dhe me dhjetra të tjerë janë plagosur, transmeton Gazeta Express.

Mësohet se përplasja ka ndodhur në zonat malore Tendyrek të qytetit me shumicë kurde, Van. Gjithashtu vlen të theksojmë që në këtë zonë luftimet po vazhdojnë që prej tre ditësh. Vetëm para dy ditësh si pasojë e luftimeve humbën jetën 4 ushtarë dhe u plagosën 18 të tjerë.